Abdixhiku fton deputetët e LDK-së në takim nesër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së në një takim që do të mbahet nesër në orën 14:00, në selinë e parties.
Abdixhiku iu ka dërguar deputetëve një mesazh, përmes të cilit u ka kërkuar që qëndrimet dhe diskutimet për zhvillimet aktuale t’i mbajnë brenda organeve të partisë.
“Të nderuar, Ju ftoj për takim të përbashkët, nesër, në ora 14:00, në Selinë e LDK-së. Ju lus, po ashtu, që qëndrimet dhe diskutimet t’i mbajmë brenda organeve të partisë, duke respektuar rendin dhe përgjegjësinë tonë partiake. Në këto kohë të rëndësishme për vendin, është e domosdoshme që LDK të flasë me një zë; pasi t’i ketë diskutuar çështjet, peshuar me kujdes dhe dakorduar plotësisht qëndrimet e saj. Nesër takohemi, diskutojmë hapur dhe përcaktojmë së bashku rrugën përpara. Shihemi, Lumiri”, thuhet në mesazhin e Abdixhikut.
Lumir Abdixhiku dhe kreu i LVV-së janë takuar tri herë në përpjekje për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, por pa rezultat deri më tani.
Vazhdimi i seancës konstituive është ndëprerë të shtunën me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë të Albin Kurtit nga deputetja e Alenacës, Time Kadrijaj.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7./KP
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



