Abdixhiku në Deçan: Kemi misioni hisotorik do krijojmë paga më të larta dhe mundësi për të rinjtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me qytetarë në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, ku ka paraqitur programin e tij politik. Abdixhiku theksoi se LDK-ja ka një mision historik për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë 5 miliardë euro investime dhe 5% rritje ekonomike. “Nuk jam sot
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me qytetarë në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, ku ka paraqitur programin e tij politik.
Abdixhiku theksoi se LDK-ja ka një mision historik për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë 5 miliardë euro investime dhe 5% rritje ekonomike.
“Nuk jam sot të ftoj në ndarje e përcarje e as të nxisë urrejtje por me veti kemi një mision historik i kemi dy gishta lartë kemi lirinë pavarësinë dhe demokracinë. “Në nuk duam të ankohemi, ne duam të punojmë. Të punojmë fort e me përkushtim, me dije e duke dhënë përgjegjësi përpara jush. Prandaj, në programin tonë politik, kemi 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike. Përmes këtij programi, garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150.Ai gjithashtu premtoi rritjen e pagave për shërbyesit publikë dhe një program për trajnimin e 40 mijë të rinjve në teknologji, për të siguruar mundësi dhe punësim të qëndrueshëm brenda vendit.Kjo program politikë e krijon të ardhmën e Kosovës, prandaj, për çdo të porsalindur në Kosovë, për secilin të porsalindur në Kosovë, shteti ynë do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e vitit të parë. Për të rinjtë tanë, ata që janë në prag të mbledhjes së valixheve e ikjes nëpër botë, kemi Programin Kombëtar për trajnime në teknologji. Plot 40 mijë të rinj e të reja, në katër vjet, do të përfitojnë nga ky program trajnimi, që u jep edhe paga të larta, edhe vende të sigurta edhe qëndrim në Kosovë”, deklaroi Abdixhiku.