Abdixhiku në Strellc të Deçanit: Ky momentum i madh qytetar na frymëzon për ta realizuar vizionin tonë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka qenë në Strellc të Deçanit, duke thënë se kjo frymë dhe ky momentum siç tha ai, i madh qytetar i frymëzon për të realizuar vizionin për Kosovën e ëndrrave. Ai përmes një postimi në Facebook tha se “Bëhu Ndryshimi” është thirrja që i ka bashkuar qytetarët

Abdixhiku në Strellc të Deçanit: Ky momentum i madh qytetar na frymëzon për ta realizuar vizionin tonë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka qenë në Strellc të Deçanit, duke thënë se kjo frymë dhe ky momentum siç tha ai, i madh qytetar i frymëzon për të realizuar vizionin për Kosovën e ëndrrave.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se “Bëhu Ndryshimi” është thirrja që i ka bashkuar qytetarët gjithandej vendit.

“Kështu na pritën në Strellc të Deçanit. Kështu e nisëm ditën sot! Këto nuk janë thjesht salla të mbushura plot – janë manifestimet e një lëvizjeje të shpresës që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës”.

“Kjo frymë dhe ky momentum i madh qytetar na frymëzon për ta realizuar vizionin tonë për Kosovën e ëndrrave. Bëhu Ndryshimi është thirrja që i ka bashkuar qytetarët gjithandej vendit, dhe që na jep vendosmërinë e hekurt për realizimin e programit tonë transformues duke filluar me 9 shkurt”, ka shkruar tutje Abdixhiku.