Abdixhiku pas vde*kjes së Hava Malokut: Me të u shua edhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprimtarit të kësaj partie, Enver Malokut, Havës. Abdixhiku tha se Hava ishte një grua e fortë, e që sipas tij, asaj, barra e orëve të rënda ia kishte përcaktuar fatin e gjetjes së forcës përtej humbjes së madhe. “Dhe këtë forcë e kishte […]

Abdixhiku pas vde*kjes së Hava Malokut: Me të u shua edhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprimtarit të kësaj partie, Enver Malokut, Havës.

Abdixhiku tha se Hava ishte një grua e fortë, e që sipas tij, asaj, barra e orëve të rënda ia kishte përcaktuar fatin e gjetjes së forcës përtej humbjes së madhe.

“Dhe këtë forcë e kishte gjetur mu siç dinte ajo, duke qenë e dashur, e buzëqeshur – duke qenë një zonjë e rëndë. Hava Maloku na la sonte. Me të u shua dhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar. Ishte përplot dritë e mirësi”.

“Këtë vit, kishte gjetur forcën të ngrihej nga shtrati i fundit i saj, për të shpalosur bashkë me ne pllakën e portretin përkujtimor të Enverit, bashkëshortit të vrarë në 11 janarin e vitit të lirisë. E dinim, të gjithë, se ky duhej të ishte takimi ynë i fundit. E sado që ishte vështirë, e dinim të gjithë, ne dhe ajo, se ky duhej të ishte kujtimi e kuptimi i fundit nga kjo shtëpi e demokracisë. Pimë kafen bashkë, e përcollëm bashkë. Na la me përplot buzëqeshje. Siç bënte përherë”, shkroi Abdixhiku.