Adelina Grainca: Angazhimi për personat me Down Syndrome do të jetë prioritet për në mandatin tim të ardhshëm

Kandidatja për deputete nga koalicioni LVV-GUXO-Altternativa, Adelina Granica ka vizituar shoqatën “Down Syndrome” në Ferizaj, e cila operon nga viti 2007 e ku 45 fëmijë marrin shërbime në këtë qendër. Ajo ka thënë se angazhimi për personat me Down Syndrome do të jetë prioritet për në mandatin e ardhshëm. Postimi i plotë: Gjithëpërfshirje dhe barazi

Adelina Grainca: Angazhimi për personat me Down Syndrome do të jetë prioritet për në mandatin tim të ardhshëm

Kandidatja për deputete nga koalicioni LVV-GUXO-Altternativa, Adelina Granica ka vizituar shoqatën “Down Syndrome” në Ferizaj, e cila operon nga viti 2007 e ku 45 fëmijë marrin shërbime në këtë qendër.

Ajo ka thënë se angazhimi për personat me Down Syndrome do të jetë prioritet për në mandatin e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Gjithëpërfshirje dhe barazi

Kënaqësi e papërshkrueshme ta vizitoj shoqatën “Down Syndrome” në Ferizaj, e cila operon nga viti 2007 e ku 45 fëmijë marrin shërbime në këtë qendër. Personat me një kromozom më shumë janë thjesht mundësi për ta parë botën me syrin e dashurisë së çiltër, e ashtu si kromozomi shtesë, e posedojnë edhe mirësinë e dashurinë në dozë më të lartë.

Viti 2022 ishte shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës; vitin e kaluar është miratuar Vendimi qeveritar që në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” të ndërtohet Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë down dhe aftësi të kufizuara për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyer; dhe asistentët e punësuar për fëmijët me nevoja të veçanta janë vetëm disa nga angazhimet e Qeverisë Kurti gjatë këtij mandati.

Angazhimi për personat me Down Syndrome do të jetë prioritet për në mandatin tim të ardhshëm, edhe për të bërë zgjidhje sa i përket objektit që u nevojitet e edhe për të pasur stabilitet financiar.

Dallimet mes nesh janë pasuri e shoqërisë sonë. Jemi bashkë; jemi të barabartë.
Adelina Grainca