Administrata e Trump urdhëron emigrantët e paligjshëm: Gjobë ose burg nëse nuk regjistroheni
Administrata e Donald Trump kërcënon emigrantët e paligjshëm në SHBA me burgim dhe gjoba nëse ata nuk regjistrohen. Lëvizja, e shpallur të martën nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, do të zbatohet për emigrantët mbi moshën 13 vjeç, të cilët ndodhen në SHBA në mënyrë të paligjshme dhe që nuk kanë dhënë shenjat e gishtave apo [...]Read More...

Administrata e Donald Trump kërcënon emigrantët e paligjshëm në SHBA me burgim dhe gjoba nëse ata nuk regjistrohen.
Lëvizja, e shpallur të martën nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, do të zbatohet për emigrantët mbi moshën 13 vjeç, të cilët ndodhen në SHBA në mënyrë të paligjshme dhe që nuk kanë dhënë shenjat e gishtave apo janë regjistruar në qeverinë federale.
Autoritetet thanë se ata do të mund të regjistrohen përmes një formulari në internet që ende nuk është publikuar. Nëse nuk e bëjnë këtë gjë, rrezikojnë edhe ndjekje penale, paralajmëruan zyrtarët.
Sipas zyrtarëve, iu jep mundësinë emigrantëve të paligjshëm që të vetë deportohen duke zbatuar një ligj, që sipas tyre, është injoruar nga administratat e mëparshme demokrate dhe republikane.
“Presidenti Trump dhe Sekretari Noem kanë një mesazh të qartë për ata që janë në vendin tonë ilegalisht: largohuni tani”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin. “Nëse largoheni tani, mund të keni mundësinë të ktheheni dhe të shijoni lirinë tonë dhe të jetoni ëndrrën amerikane”./abcnews.al