Aeroportet më të mira, ku renditet ai i Cyrihut

Aeroporti Barcelona-El Prat Josep Tarradellas në Spanjë dhe aeroporti i Düsseldorfit në Gjermani janë renditur përkatësisht si aeroportet më të mira në botë në kategoritë e aeroporteve të mëdha dhe të atyre më të vegjël, sipas edicionit të ri të “World Consumer Airport Index 2026”, shkruan Euronews.com.
Indeksi, i publikuar nga Consumer Choice Center, vlerëson aeroportet bazuar në një sërë kriteresh që lidhen me përvojën e udhëtarëve, duke përfshirë largësinë nga qendra e qytetit, lidhjet me metronë dhe rrjetin hekurudhor, lehtësinë e lëvizjes mes terminaleve dhe portave të imbarkimit, numrin e kompanive ajrore dhe destinacioneve, vonesat mesatare, si dhe praninë e hoteleve brenda aeroportit.
Aeroportet ndahen në dy kategori: ato me më shumë se 47.2 milionë pasagjerë në vit dhe aeroportet nën këtë prag, transmeton albinfo.ch.
Vlerësimi merr në konsideratë edhe kohën e pritjes në kontrollet e sigurisë. Aeroportet marrin pikë shtesë kur kjo kohë është më pak se tre minuta, si dhe kur nuk kanë kufizime për fluturimet gjatë orëve të natës.
Barcelona-El Prat kryeson renditjen e aeroporteve të mëdha, ndërsa Düsseldorf renditet i pari mes aeroporteve më të vegjël.
Të dy aeroportet kanë rezultate të mira sa i përket kontrolleve të sigurisë: në Barcelonë koha e pritjes është rreth tre minuta, ndërsa në Düsseldorf procedurat janë pothuajse të menjëhershme.
Aeroportet më të mira të mëdha në botë
1 – Barcelona-El Prat Josep Tarradellas, Spanjë
2 – Leonardo da Vinci-Fiumicino, Romë, Itali
3 – Los Angeles International Airport, SHBA
4 – Suvarnabhumi, Bangkok, Tajlandë
5 – Charles de Gaulle, Paris, Francë
6 – King Abdulaziz, Jeddah, Arabinë Saudite
7 – London Heathrow, Mbretëria e Bashkuar
8 – Adolfo Suárez Madrid-Barajas, Spanjë
9 – Tokyo Haneda, Japoni
10 – Dubai International Airport, Emiratet e Bashkuara Arabe
Aeroportet më të mira më të vogla
1 – Düsseldorf, Gjermani
2 – Zürich, Zvicër
3 – Copenhagen, Danimarkë
4 – Helsinki, Finlandë
5 – Milano Malpensa, Itali
6 – Oslo Gardermoen, Norvegji
7 – Munich, Gjermani
8 – Vancouver International, Kanada
9 – Brussels, Belgjikë
10 – Berlin Brandenburg, Gjermani
Në anën tjetër të renditjes, ndër aeroportet e mëdha me rezultatet më të dobëta përfshihen
Antalya, Guangzhou Baiyun dhe Frankfurt, ndërsa në kategorinë e aeroporteve më të vegjël renditen negativisht Seoul Gimpo, Punta Cana dhe London Stansted.
Sipas vlerësimit, problemet kryesore të këtyre aeroporteve lidhen me distancat e mëdha nga qendrat urbane, aksesin e kufizuar në transportin hekurudhor, kohët e gjata të pritjes në kontrollet e sigurisë dhe përqindjen e lartë të vonesave.
The post Aeroportet më të mira, ku renditet ai i Cyrihut appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



