Aeroportet zvicerane pritet të jenë të mbingarkuara këtë verë
Shërbimi i trajtimit tokësor Swissport, që operon në aeroportet e Bazelit, Gjenevës dhe Zyrihut, ka zgjeruar ndjeshëm fuqinë punëtore për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve të parashikuar gjatë verës. Nga janari deri në qershor, Swissport ka rekrutuar rreth 500 persona të rinj në Zvicër – 320 për Zyrihun, 100 për Bazelin dhe 80 […] The post Aeroportet zvicerane pritet të jenë të mbingarkuara këtë verë appeared first on Albinfo.

Shërbimi i trajtimit tokësor Swissport, që operon në aeroportet e Bazelit, Gjenevës dhe Zyrihut, ka zgjeruar ndjeshëm fuqinë punëtore për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve të parashikuar gjatë verës.
Nga janari deri në qershor, Swissport ka rekrutuar rreth 500 persona të rinj në Zvicër – 320 për Zyrihun, 100 për Bazelin dhe 80 për Gjenevën. Trajnimet janë intensifikuar për përgatitjen e sezonit kulmor.
Në Gjenevë priten rreth 45,000 pasagjerë në ditë, një rënie e lehtë prej 2-3% krahasuar me verën e kaluar. Gjatë korrikut parashikohen 1.68 milionë pasagjerë dhe në gusht 1.65 milionë. Ditët më të ngarkuara do të jenë të dielat 27 korrik dhe 3 gusht, si dhe e premtja 1 gusht, transmeton albinfo.ch.
Aeroporti i Zyrihut gjithashtu pret ngarkesë të lartë me mbi 43,000 pasagjerë në ditët kulmore. Shumica janë familje dhe ka volum të madh bagazhesh, përfshirë pajisje speciale. Swissport do të ketë mbi 1,100 punonjës në ditët normale dhe staf shtesë gjatë fundjavave, ku pritet të kalojnë mbi 100,000 pasagjerë në ditë deri në fund të gushtit.
Në Bazel parashikohet rritje prej 2-3% krahasuar me vitin e kaluar. Edhe atje janë shtuar punonjësit dhe pajisjet për menaxhim më të mirë gjatë flukseve.
Destinacionet e reja dhe menaxhimi i fluksit
Volumi i madh i trafikut rrit rrezikun për vonesa apo anulime. Për këtë arsye, Aeroporti i Zyrihut po përdor sisteme kamerash për të identifikuar vonesat në përgatitjen e avionëve në kohë reale dhe sisteme planifikimi për optimizim operimesh.
Në Gjenevë është vendosur check-in që nga ora 04:00 e mëngjesit për të shmangur vonesat zinxhir në fluturimet e para. Gjithashtu janë instaluar pajisje për dorëzim të pavarur të bagazheve, të cilat po japin rezultate shumë të mira në përshpejtimin e fluksit.
Destinacionet më të frekuentuara këtë verë
Nga Zyrihu: Berlin, Prishtina, Porto, Dublini, Praga, Napoli, Alicante, Palermo.
Nga Gjeneva: 125 destinacione të ndryshme nga 48 linja ajrore. EasyJet mbetet operatori kryesor me mbi 80 linja.
Fluturimet drejt Kinës janë shtuar ndjeshëm me katër fluturime javore drejt Shangait (China Eastern) dhe gjashtë drejt Pekinit (Air China).
The post Aeroportet zvicerane pritet të jenë të mbingarkuara këtë verë appeared first on Albinfo.