Kurti e quan historike fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

Albin Kurti: Kosova e jashtëzakonshme, fitore e merituar ndaj Suedisë The post Kurti e quan historike fitoren e Kosovës ndaj Suedisë appeared first on Albinfo.

Kurti e quan historike fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës pas fitores ndaj Suedisë, duke e cilësuar rezultatin si historik, përcjell albinfo.ch.

Në një postim në Facebook, ai vlerësoi disiplinën dhe përkushtimin e futbollistëve kosovarë:

“Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës.”

Kurti uroi lojtarët dhe të gjithë qytetarët për këtë arritje, duke e quajtur fitoren një moment krenarie kombëtare.

The post Kurti e quan historike fitoren e Kosovës ndaj Suedisë appeared first on Albinfo.