Foda: Jam krenar me këtë ekip

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i krenar me paraqitjen e lojtarëve pas fitores ndaj Suedisë në Goteborg, përcjell albinfo.ch. “Jam shumë krenar me këtë skuadër, me këta futbollistë, me mënyrën se si ata kanë luajtur dhe me luftën që kanë bërë për të marrë tri pikët me vete në Prishtinë,” tha […] The post Foda: Jam krenar me këtë ekip appeared first on Albinfo.

Foda: Jam krenar me këtë ekip

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i krenar me paraqitjen e lojtarëve pas fitores ndaj Suedisë në Goteborg, përcjell albinfo.ch.

“Jam shumë krenar me këtë skuadër, me këta futbollistë, me mënyrën se si ata kanë luajtur dhe me luftën që kanë bërë për të marrë tri pikët me vete në Prishtinë,” tha Foda në konferencën për media.

Trajneri gjerman vlerësoi disiplinën dhe përkushtimin e ekipit, duke theksuar se Kosova po tregon ritëm dhe karakter në garën për kualifikim në Kupën e Botës.

The post Foda: Jam krenar me këtë ekip appeared first on Albinfo.