Aeroporti i Tiranës: Në cilat vende kishte më shumë fluturime

Roma, Bologna, Milano, Treviso dhe Pisa së bashku numëruan një total prej 2.2 milionë pasagjerësh që udhëtuan mes Shqipërisë dhe Italisë The post Aeroporti i Tiranës: Në cilat vende kishte më shumë fluturime appeared first on Albinfo.

Aeroporti i Tiranës: Në cilat vende kishte më shumë fluturime

Gjatë vitit të kaluar, rreth 880 mijë pasagjerë udhëtuan mes aeroportit të Rinasit dhe atij të Londrës.

Sipas të dhënave, kryeqyteti britanik u rendit i pari për fluksin e pasagjerëve që udhëtuan me transport ajror.

Në vend të dytë ndodhet aeroporti i Bergamos, ku rreth 700 mijë pasagjerë, shqiptarë dhe të huaj, zgjodhën këtë itinirar ajror.

Një faktor kyç në këtë volum udhëtimesh, ishte zhvillimi i turizmit sezonal dhe atij dentar, si dhe prania e madhe e emigrantëve shqiptarë në Itali. Si rezultat, shkëmbimet mes aeroportit të Tiranës dhe atyre italiane regjistruan shifra rekord vitin e kaluar, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Roma, Bologna, Milano, Treviso dhe Pisa së bashku numëruan një total prej 2.2 milionë pasagjerësh që udhëtuan mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ndërkohë, Vjena u shfaq si një destinacion turistik i rëndësishëm, duke regjistruar rreth 400 mijë pasagjerë, kryesisht shqiptarë, që udhëtuan gjatë vitit 2024.

Në fund, Stambolli, një tjetër nyje kyçe e transportit ajror, regjistroi një fluks të konsiderueshëm. Në total, mes aeroportit të Rinasit dhe kryeqytetit turk udhëtuan 390 mijë pasagjerë, duke e bërë këtë një nga rrugët më të frekuentuara ajrore për shqiptarët.

The post Aeroporti i Tiranës: Në cilat vende kishte më shumë fluturime appeared first on Albinfo.