Konservatorët, të parët në sondazhe/ Reagon Trump: Ditë e madhe për Gjermaninë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për zgjedhjet në Gjermani, ku sipas sondazheve, fitues janë konservatorët. Në një postim në Truth Social, Trump shkruan se kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë, megjithëse nuk e përmend Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, pavarësisht rritjes së saj të konsiderueshme dhe pavarësisht faktit që [...]Read More...

Konservatorët, të parët në sondazhe/ Reagon Trump: Ditë e madhe për Gjermaninë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për zgjedhjet në Gjermani, ku sipas sondazheve, fitues janë konservatorët.

Në një postim në Truth Social, Trump shkruan se kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë, megjithëse nuk e përmend Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, pavarësisht rritjes së saj të konsiderueshme dhe pavarësisht faktit që Elon Musk po promovon partinë në X.

“Duket sikur partia konservatore në Gjermani ka fituar zgjedhjet shumë të mëdha dhe të shumëpritura. Ashtu si SHBA-të, populli i Gjermanisë është lodhur nga axhenda e paarsyeshme, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite. Kjo është një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen e një zotëri të quajtur Donald Trump!, shkruan Trump./abcnews.al