Gjermani, nis revolta kundër Trump/ Merz: Evropa duhet të arrijë ‘pavarësinë’ nga SHBA. Ndërhyrja në zgjedhje, e pacipë si e Moskës

Friedrich Merz, i cili pritet të jetë kancelari i ardhshëm gjerman, kritikoi ashpër administratën e Donald Trump dhe i kërkoi Evropës që të distancohej nga Uashingtoni gjatë një paneli paszgjedhor të transmetuar në transmetuesin shtetëror ARD. “Unë po komunikoj ngushtë me shumë kryeministra dhe krerët e shteteve të BE-së dhe për mua është një prioritet [...]Read More...

Gjermani, nis revolta kundër Trump/ Merz: Evropa duhet të arrijë ‘pavarësinë’ nga SHBA. Ndërhyrja në zgjedhje, e pacipë si e Moskës

Friedrich Merz, i cili pritet të jetë kancelari i ardhshëm gjerman, kritikoi ashpër administratën e Donald Trump dhe i kërkoi Evropës që të distancohej nga Uashingtoni gjatë një paneli paszgjedhor të transmetuar në transmetuesin shtetëror ARD.

“Unë po komunikoj ngushtë me shumë kryeministra dhe krerët e shteteve të BE-së dhe për mua është një prioritet absolut që të forcojmë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të arrijmë pavarësinë nga SHBA-ja, hap pas hapi”, tha Merz.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të kisha nevojë të them ndonjëherë diçka të tillë, në televizion, por pas deklaratave të fundit të bëra nga Donald Trump javën e kaluar, është e qartë, se amerikanët – në çdo rast këta amerikanë, kjo administratë – kryesisht nuk kujdesen për fatin e Evropës në një mënyrë ose në një tjetër”, shtoi kreu i CDU.

Ai kritikoi gjithashtu të besuarin e Trump dhe miliarderin Elon Musk për ndërhyrjen në fushatën zgjedhore gjermane, duke thënë se “ndërhyrja nga Uashingtoni nuk ishte më pak drastike, dramatike dhe në fund jo më pak e pacipë, sesa ndërhyrja që kemi parë nga Moska”./abcnews.al