Aftësitë në inteligjencën artificiale ndikojnë gjithnjë e më shumë në pagat në Zvicër

Aftësitë në fushën e inteligjencës artificiale (AI) po ndikojnë gjithnjë e më drejtpërdrejt në pagat në Zvicër. Sipas një sondazhi të ri të realizuar nga agjencia e rekrutimit Manpower, 56 për qind e punëdhënësve zviceranë deklarojnë se janë të gatshëm të paguajnë paga më të larta për punonjësit që zotërojnë aftësi të lidhura me inteligjencën artificiale, përcjell albinfo.ch.
Kjo përqindje është edhe më e lartë te kompanitë e mëdha. Në mesin e ndërmarrjeve me më shumë se 250 punonjës, 66 për qind thonë se janë të gatshme të ofrojnë një pagë shtesë për këto aftësi.
Megjithatë, teknologjia nuk po e zëvendëson vlerën e aftësive njerëzore. Punëdhënësit vazhdojnë t’i konsiderojnë veçanërisht të rëndësishme mendimin kritik dhe aftësinë për të zgjidhur problemet.
Sipas Eric Jeannerod, drejtues i Manpower Switzerland, e ardhmja e tregut të punës nuk i përket vetëm inteligjencës artificiale, por kombinimit të teknologjisë me aftësitë njerëzore.
Kjo tregon se në tregun zviceran të punës, njohuritë teknologjike po marrin gjithnjë e më shumë peshë, por kombinimi i tyre me aftësitë njerëzore mund të jetë faktori që përcakton vlerën e një punonjësi. /Albinfo.ch
The post Aftësitë në inteligjencën artificiale ndikojnë gjithnjë e më shumë në pagat në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



