Agim Shahini: Rritja e çmimit të rrymës do i rritë për 4-5% produktet e konsumit

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%, duke e cilësuar këtë si një goditje serioze për ekonominë, investitorët dhe standardin jetësor të qytetarëve. Sipas Shahinit, kjo rritje e çmimit e pozicionon Kosovën si

Agim Shahini: Rritja e çmimit të rrymës do i rritë për 4-5% produktet e konsumit


Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%, duke e cilësuar këtë si një goditje serioze për ekonominë, investitorët dhe standardin jetësor të qytetarëve.

Sipas Shahinit, kjo rritje e çmimit e pozicionon Kosovën si njërin nga vendet më të shtrenjta në Ballkan sa i përket kostos së energjisë elektrike, gjë që do të ketë pasoja të shumta.

“Ngritja e rritjes së çmimit prej 16% do të thotë që Kosova është një nga vendet më të shtrenjta në Ballkan sa i përket energjisë elektrike dhe investitorët e huaj dhe vendorë do të shikojnë mundësitë se si ti përballojnë kësaj rritje kaq të lartë dhe konsumatorët duhet që të mendojnë se si do ti përballojnë shtrenjtimeve të produkteve që do të ndodhin në Kosovën” u shpreh Shahini për FrontOnline.

Ai paralajmëroi se bizneset në sektorë të ndryshëm do të detyrohen të rrisin çmimet e produkteve të konsumit të përgjithshëm për rreth 4-5%, çka sipas tij do të ndikojë negativisht në standardin jetësor të qytetarëve dhe do të përshpejtojë rritjen e varfërisë.

‘’Bizneset e sektorëve të ndryshëm detyrimisht do të përballën me këtë sfidë dhe do të shtrenjtoj produktet e konsumit të përgjithshëm për 4,5%, standardi jetësor do të bie, varfëria do të rritët’’ shtoi Shahini, duke i bërë thirrje institucioneve që të vlerësojnë me kujdes pasojat ekonomike të këtij vendimi./FrontOnline