Nis sot zyrtarisht fushata zgjedhore ne Shqipëri

Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, duke çelur një muaj të ngjeshur takimesh, mitingjesh dhe përballjesh mes partive që garojnë për pushtet. Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” janë të parët që hapin fushatën me një miting madhor në sheshin “Nënë Tereza”, ku po ndërtohet skena […] The post Nis sot zyrtarisht fushata zgjedhore ne Shqipëri appeared first on InfoShqip.com.

Nis sot zyrtarisht fushata zgjedhore ne Shqipëri

Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, duke çelur një muaj të ngjeshur takimesh, mitingjesh dhe përballjesh mes partive që garojnë për pushtet.

Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” janë të parët që hapin fushatën me një miting madhor në sheshin “Nënë Tereza”, ku po ndërtohet skena kryesore. Figura qendrore e kësaj fushate do jetë Chris Lacivita, strateg politik amerikan që pritet të drejtojë nga afër këtë garë për PD-në.

Ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera Partia Socialiste zhvillon sot takime në të 12 qarqet me gratë një kategori që PS e konsideron themel të mbështetjes elektorale, por edhe pjesë të rëndësishme të përfaqësimit në politikë. Fushata zyrtare e PS hapet më 12 prill në orën 12:00, si simbolikë ndaj 12 yjeve të Bashkimit Evropian, destinacion që socialistët e vendosin në qendër të programit të tyre me sloganin: “Shqipëria 2030 në BE”.

Edhe Lulzim Basha do të çelë gjithashtu fushatën më 12 prill, një orë përpara socialistëve, nën logon e koalicionit euroatlantik, duke kërkuar të mbajë një profil të pavarur nga fraksioni Berisha.

Në këtë garë, secili koalicion ka 186 kandidatë për deputetë, sipas formulës së re zgjedhore: 140 nga lista e hapur dhe 46 nga lista e mbyllur.

Ndërkohë, përplasjet verbale mes liderëve kanë nisur me tone të forta, ku kryeministri Rama ka ironizuar “shpresën amerikane” të demokratëve. Rama është shprehur optimist për një mandat të katërt, duke përmendur se PS mund të fitojë “edhe më shumë se 77 deputetë”.

Nga ana tjetër, Berisha iu përgjigj: “Nuk jam profet, por ju e shihni entuziazmin”.

Nën ethet e garës elektorale në kërkim të votës së qytetarëve, partitë politike po përqendrohen kryesisht në programet e tyre ekonomike.

Me ndarje të thella në opozitë dhe një PS që kërkon konsolidimin e pushtetit përtej 2025-ës, zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë ndër më sfidueset e viteve të fundit, ku jo vetëm dy partitë kryesore, por edhe forcat e reja do kërkojnë të bëjnë historinë, raporton A2 CNN.

The post Nis sot zyrtarisht fushata zgjedhore ne Shqipëri appeared first on