Më 8 Qershor ulet avioni i parë me turistë në Aeroportin e Vlorës
Turizmi për 2025 pritet të ketë një tjetër hov duke patur parasysh se në Qershor do të nisin fluturimet charter edhe nga Aeroporti i Vlorës. Lajmet e mediave gjermane për largimin e aeroportit të Mynihut nga pozicioni i Këshillimit të Aeroportit të Vlorës, sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa, nuk janë shqetësuese. “Nga […] The post Më 8 Qershor ulet avioni i parë me turistë në Aeroportin e Vlorës appeared first on InfoShqip.com.

Turizmi për 2025 pritet të ketë një tjetër hov duke patur parasysh se në Qershor do të nisin fluturimet charter edhe nga Aeroporti i Vlorës.
Lajmet e mediave gjermane për largimin e aeroportit të Mynihut nga pozicioni i Këshillimit të Aeroportit të Vlorës, sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa, nuk janë shqetësuese.
“Nga informacionet dhe nga kontaktet është thënë nëse do të operojë vetëm për avionët charter. Pra sepse aeroporti i Mynihut është këshillues në fund të fundit. Autoriteti i Aviacionit Civil është ai që është kompetenti për të certifikuar me shpresën se do të hapet aeroporti, se kemi fut katër avionë charter në javë duke menduar që sipas premtimeve të dhëna nga autoritetet që Aeroporti i Vlorës do të jetë funksional për verën e vitit 2025. Charter-at e parë pritet që të zbresin më 8 Qershor”, shprehet kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.
Sipas Kasës, kontratat nga tur-operatorët për të fluturuar charter-at drejt Vlorës, janë lidhur prej kohësh dhe janë kryer dhe një pjesë e pagesave.
“Janë kontrata të parapaguara, pra një pjesë, një përqindje e këtyre kontratave është parapaguar. Kështu që i kemi vënë në dijeni dhe autoritetet. Janë charter-a që janë të kontraktuar nga tur operatorët ndërkombëtarë që të sjellin turistët nga Republika Çeke dhe Polonia”, shpjegoi më tej Rrahman Kasa.
Numri i turistëve në Shqipëri, sipas Kasës duke patur parasysh rezervimet, do ndjekë të njëjtin ritëm të rritjes më vitin e shkuar.
“Edhe ky vit do të variojë me një rritje të tillë, 15 deri në 20% domethënë maksimumi. Dhe kjo e bazuar në rezervime dhe kontrata. Po edhe kështu në turizmin tjetër, pra turizmin e paorganizuar, pra jo ky i organizuar i cili të themi është i sigurtë. Por edhe turizmi i paorganizuar ka ecur me të njëjtin trend rritës”, përfundoi Kasa.
Gjatë vitit 2024, Shqipëria u vizitua nga 11.7 milionë turistë, ndërkohë që të ardhurat nga turizmit arritën në gati 5 miliardë Euro.
The post Më 8 Qershor ulet avioni i parë me turistë në Aeroportin e Vlorës appeared first on