“Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën”, Berisha: Dje u gris pasaporta evropiane e Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat tha se ditën e djeshme në PE u gris pasaporta evropiane e Edi Ramës. Teksa shprehu mirënjohje për ata që organizuan seancën e djeshme në Parlamentin Europian, Berisha tha se dje u “denoncua me të madhe frika e narkomazhorancës për komisionet hetimore parlamentare”. “Dje […] The post “Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën”, Berisha: Dje u gris pasaporta evropiane e Edi Ramës appeared first on InfoShqip.com.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat tha se ditën e djeshme në PE u gris pasaporta evropiane e Edi Ramës.
Teksa shprehu mirënjohje për ata që organizuan seancën e djeshme në Parlamentin Europian, Berisha tha se dje u “denoncua me të madhe frika e narkomazhorancës për komisionet hetimore parlamentare”.
“Dje në Parlamentin Europian u denoncua me të madhe frika e narkomazhorancës për komisionet hetimore parlamentare, një habi e madhe se si mundet të bllokohen komisionet hetimore parlamentare. Dje, pasaporta evropiane e Edi Ramës u gris. Mashtrimi i tij me pasaportën evropiane mori fund.
Maskat ranë të dashur qytetarë, pavarësisht se Edi Rama me zyrat e tij e fshehu, nuk transmetoi seancën dëgjimore të zhvilluar në Parlamentin Europian, në komisionin ku ishte i pranishëm i gjithë spektri politik. Pra, në seancë dolën në shesh, në pah, doli e gjithë shëmtia e narkoshtetit shqiptar që nuk respekton asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë nen të Kushtetutës së vendit.
Denoncim i hapur i dhunuesve të kësaj vote, të Edi Ramës dhe shpellave të tij të krimit që i josh në zgjedhje. Nuk mund të kem asgjë tjetër veçse mirënjohje të pakufishme. Dje ata kanë marrë një paralajmërim më të fuqishmin që kanë marrë ndonjëherë se ata po vëzhgohen, se ata po mbikëqyren, se ata do ndëshkohen. Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën, të respektojë rregullat”, tha Berisha.
The post “Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën”, Berisha: Dje u gris pasaporta evropiane e Edi Ramës appeared first on