AGK dënon gjuhën skandaloze të Sami Kurteshit ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka reaguar pas sulmit që anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i ka bërë gazetarëve duke i quajtur “media kriminale, të vrasësve me pagesë”. AGK-ja e ka quajtur të papranueshme dhe të rrezikshme deklaratën e Kurteshit, i cili gjatë një pyetjeje nga gazetarja Besarta Hoti e quajti median që ajo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka reaguar pas sulmit që anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i ka bërë gazetarëve duke i quajtur “media kriminale, të vrasësve me pagesë”.
AGK-ja e ka quajtur të papranueshme dhe të rrezikshme deklaratën e Kurteshit, i cili gjatë një pyetjeje nga gazetarja Besarta Hoti e quajti median që ajo përfaqëson “kriminale” dhe “të vrasësve me pagesë”.
Përveç këtyre fyerjeve, Kurteshi përdori gjithashtu gjuhë seksiste, duke i thënë gazetares “ta hangsha loçkën”. AGK-ja thekson se këto sulme verbale cenojnë lirinë e shtypit dhe rrezikojnë sigurinë e gazetarëve.
Në një reagim të mëtejshëm, AGK-ja kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që urgjentisht të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga përdorimi i gjuhës fyese dhe kërcënuese ndaj mediave.