Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut
Prej vitit 2021 jep mësim në Shkollën Profesionale Komerciale të Friburgut (KBS), ku është dalluar veçanërisht si drejtuese e lëndës “Biznes dhe Drejtësi” The post Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut appeared first on Albinfo.

Drejtoria e Çështjeve Ekonomike dhe Aftësimit Profesional (VWBD) në Kantonin e Friburgut (versioni gjermanisht: Freiburg) ka emëruar Agneta Ramosajn si shefe departamenti në Shkollën Profesionale Komerciale të Freiburgut (KBS). Ajo do të drejtojë departamentin dygjuhësh të Shitjeve/Farmaceutikës dhe do të marrë pozicionin e saj më 1 gusht 2025, transmeton albinfo.ch lajmin epublikuar si njoftim për media, nga VWBD.
Agneta Ramosaj ka një diplomë Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Friburgut dhe një diplomë mësimore për shkallën e maturës (LDM) me një certifikatë shtesë në arsimin profesional nga Instituti Federal Zviceran i Arsimit dhe Trajnimit Profesional (SFIVET).
Para se t’i përkushtohej fushës së arsimit, ajo ka mbajtur poste të ndryshme të larta në sektorin privat.
Prej vitit 2021 jep mësim në Shkollën Profesionale Komerciale të Freiburgut (KBS), ku është dalluar veçanërisht si drejtuese e lëndës “Biznes dhe Drejtësi” në shërbimet e tipit të diplomës profesionale dhe si anëtare aktive e grupit të punës pedagogjike të shkollës, transmeton albinfo.ch.
Njëkohësisht ka kryer doktoraturën në informatikë biznesi në Universitetin e Freiburgut, të cilin e ka përfunduar me sukses në fillim të muajit prill.
Vizioni i saj arsimor, aftësitë e forta organizative dhe shpirti sipërmarrës do t’i shërbejnë asaj në rolin e saj të ri si drejtuese departamenti.
Agneta Ramosaj është rritur në Broye (Kantoni Vaud) dhe ka përfunduar arsimin e lartë në Fribourg. Ajo flet si gjuhë amtare gjuhën shqipe dhe frëngjishten, flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe ka njohuri të mira të gjermanishtes.
33-vjeçarja është e martuar dhe nënë e një djali dy vjeç.
(Foto: KBS © Etat de Fribourg – Staat Freiburg)
The post Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut appeared first on Albinfo.