VLEN: Ali Ahmeti dhe Ballkani i Hapur – Sakrifica e Marrëveshjes së Ohrit

Ali Ahmeti dhe Ballkani i Hapur – Sakrifica e Marrëveshjes së Ohrit
Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001, për më shumë se dy dekada u përdor nga BDI për përfitime politike. Partia e Ali Ahmetit e paraqiti atë si themelin e veprimit të saj politik dhe e vendosi në qendër të narrativës së saj politike.
Gjatë viteve të promovimit të Ballkanit të Hapur, u krijua përshtypja se prioritetet politike të Ali Ahmetit ndryshuan. Në vend që energjia institucionale dhe politike të përqendrohej në konsolidimin e plotë të arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, BDI dhe Ali Ahmeti u shndërruan në mbështetësit më të zëshëm të një projekti rajonal të udhëhequr kryesisht nga Serbia.
Kjo ngre një pyetje legjitime politike: a u investua kapitali politik i fituar nga Marrëveshja e Ohrit në një projekt që nuk ishte prioriteti kryesor i shqiptarëve dhe që nuk gëzonte konsensus mbarëshqiptar?
Përballë këtij realiteti, lind një tjetër pyetje: çfarë fituan shqiptarët nga ky investim i madh politik? A u avancuan më tej të drejtat e garantuara nga Marrëveshja e Ohrit?
Përgjigja është JO. Kjo dëshmohet edhe sot. BDI po bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, një e drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Për më shumë se dy dekada, kjo parti nuk arriti ta realizojë këtë obligim, ndërsa sot kundërshton miratimin e tij vetëm sepse nisma ligjore është ndërmarrë nga VLEN.
Mbrojtja e Marrëveshjes së Ohrit nuk nënkupton vetëm përmendjen e saj në fjalime. Ajo kërkon angazhim të vazhdueshëm për zbatimin e plotë të saj dhe për vendosjen e interesit të shqiptarëve mbi çdo projekt politik që dëmton rajonin dhe interesat kombëtare.
Me pak fjalë
Ali Ahmeti dhe BDI kanë përdorur Marrëveshjen e Ohrit si mjet politike për dekada, por kanë dështuar në zbatimin e saj të plotë. Në vend të kësaj, kanë mbështetur projekte që nuk janë në interes të shqiptarëve, siç është Ballkani i Hapur, ndërsa kanë bllokuar ligje të rëndësishme që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
Personat e përmendur
- Ali Ahmeti - Ali Ahmeti
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



