Ahmeti: VMRO mllefosi maqedonasit – Maqedonia këtu mbetet, nuk po e çonim as në Hënë e as në Mars
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në Akademinë solemne për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ka folur edhe për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. U bëri The post Ahmeti: VMRO mllefosi maqedonasit – Maqedonia këtu mbetet, nuk po e çonim as në Hënë e as në Mars appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Ahmeti: VMRO mllefosi maqedonasit – Maqedonia këtu mbetet, nuk po e çonim as në Hënë e as në Mars](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2024/06/Untitled-1.png)
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në Akademinë solemne për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ka folur edhe për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
U bëri thirrje shqiptarëve të mos e harrojnë Dardaninë, Iliridën dhe të bëhen viktima të platformave ugurzeza e propagandës ditore të VMRO-DPMNE-së.
“VMRO-ja, me politika antishqiptare, e mllefosi komunitetin maqedonas duke u justifikuar dhe sofistikuar me mjeshtërinë më të madhe se gjoja po lufton BDI-në. Në realitet, luftoheshin shqiptarët, sepse këtë shtet nuk e merrnim ta çonim as në Hënë e as në Mars. Ky shtet këtu mbetet, por ky shtet mund të qëndrojë në këmbë vetëm duke qenë në harmoni dhe mirëkuptim dy kombet më të mëdha – shqiptarët dhe maqedonasit”, tha Ahmeti.
The post Ahmeti: VMRO mllefosi maqedonasit – Maqedonia këtu mbetet, nuk po e çonim as në Hënë e as në Mars appeared first on Flaka, në çdo lajm... .