Aksident mes një veture e motoçiklete në Vitomiricë, lëndohet një person
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 19;20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 19;20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoqikletë, si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoqikletës ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova për Front Online.