Aktori amerikan Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre
Aktori amerikan, fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij Betsy Arakawa janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, raportojnë mediat e huaja. Nuk dihen ende shkaqet. Sherifi i Qarkut Santa Fe në New Mexico tha në një deklaratë: “Ne mund të konfirmojmë se Gene Hackman dhe [...]Read More...

Aktori amerikan, fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij Betsy Arakawa janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, raportojnë mediat e huaja. Nuk dihen ende shkaqet.
Sherifi i Qarkut Santa Fe në New Mexico tha në një deklaratë: “Ne mund të konfirmojmë se Gene Hackman dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në rezidencën e tyre në Sunset Trail.”
Në një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada, Gene Hackman fitoi dy çmime Oscar, dy Bafta, katër Golden Globes dhe një çmim Screen Actors Guild.
Hackman fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij si Jimmy “Popeye” Doyle në thrillerin e William Friedkin të vitit 1971 ‘The French Connection’, dhe një tjetër për aktorin më të mirë dytësor për rolin e Little Bill Daggett në filmin Western të Clint Eastwood, Unforgiven në 1992.
Rolet e tij të tjera të nominuara për Oscar ishin në filmin e vitit 1967, Bonnie and Clyde – si Buck Barrow në rolin e tij të rëndësishëm – dhe në vitet 1970 “I Never Sang for My Father”, si dhe luajti agjentin në Mississippi Burning (1988)./abcnews.al