Alarm në depot ushtarake në Tetovë – 7 polakë hyjnë me katërçikla, 4 kapen e 3 arratisen

Një incident i pazakontë është regjistruar në zonën e depove ushtarake në Erebino të Tetovës, ku shtatë shtetas polakë dyshohet se kanë hyrë me katërçikla pasi është dëmtuar dera hyrëse e objektit.
Ngjarja ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 18:24. Ushtarët që ndodheshin në rojë kanë ndaluar në vend katër shtetas polakë, të moshës 36 deri në 55 vjeç, ndërsa tre persona të tjerë janë larguar me katërçiklat e tyre.
Katër të ndaluarit janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake”.
Policia po kërkon tre personat e tjerë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



