Alarm te Barcelona, Lamine Yamal rrezikon të humbasë “El Clasicon” ndaj Real Madridit

Barcelona është përballur me një lajm shqetësues vetëm pak ditë para “El Clasico”-s. Klubi katalanas njoftoi se ylli i ri i skuadrës, Lamine Yamal, po vuan nga një lëndim, duke vënë në dyshim praninë e tij në supersfidën ndaj Real Madridit. Trajneri Hansi Flick konfirmoi se situata nuk është e lehtë dhe ekziston mundësia se […]

Alarm te Barcelona, Lamine Yamal rrezikon të humbasë “El Clasicon” ndaj Real Madridit

Barcelona është përballur me një lajm shqetësues vetëm pak ditë para “El Clasico”-s.

Klubi katalanas njoftoi se ylli i ri i skuadrës, Lamine Yamal, po vuan nga një lëndim, duke vënë në dyshim praninë e tij në supersfidën ndaj Real Madridit.

Trajneri Hansi Flick konfirmoi se situata nuk është e lehtë dhe ekziston mundësia se spanjolli mund të mbetet jashtë.

“Nuk e di nëse Lamine Yamal do të jetë gati për El Clasicon. Është një dëmtim i komplikuar, nuk mund të thuash nëse do të mungojë 2, 3 apo 4 javë. Do ta marrim hap pas hapi”.

Flick shtoi se lojtari është disi më mirë se një ditë më parë, por ende jo plotësisht i gatshëm: “Nëse një lojtar nuk është mirë, nuk luan. E thjeshtë”.

Nëse mungesa e Yamal konfirmohet, Barcelona do të humbasë një nga armët e saj më të rrezikshme për përballjen me rivalët historikë të Real Madridit.

Përballja e zjarrtë mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet më 26 tetor në “Santiago Bernabeu”, me fillim nga ora 21:00.