Shqiptaro-zviceranët dominojnë në mbrëmjen ekskluzive të SBN në Cyrih

Rreth 300 personalitete nga fusha e sportit dhe ekonomisë u mblodhën në Dolder Grand të Cyrihut në kuadër të darkës ekskluzive të Sport Business Network (SBN). Eventi, i konceptuar dhe organizuar nga Besfort Bilalli, ish-hendbollist profesionist dhe sot sipërmarrës, ka për qëllim të lidhë botën e sportit me atë të biznesit. Organizata e tij tashmë […] The post Shqiptaro-zviceranët dominojnë në mbrëmjen ekskluzive të SBN në Cyrih appeared first on Albinfo.

Shqiptaro-zviceranët dominojnë në mbrëmjen ekskluzive të SBN në Cyrih

Rreth 300 personalitete nga fusha e sportit dhe ekonomisë u mblodhën në Dolder Grand të Cyrihut në kuadër të darkës ekskluzive të Sport Business Network (SBN).

Eventi, i konceptuar dhe organizuar nga Besfort Bilalli, ish-hendbollist profesionist dhe sot sipërmarrës, ka për qëllim të lidhë botën e sportit me atë të biznesit. Organizata e tij tashmë po bën një rrugëtim të suksesshëm trevjeçar, duke u shndërruar në një platformë të rëndësishme takimi për personalitetet e sportit dhe biznesit.

Mbrëmja solli edhe emra të mëdhenj të sportit zviceran, mes tyre ski-ylli Marco Odermatt, kampionët Corinne Suter, Wendy Holdener, Didier Cuche, Marc Girardelli e Urs Lehmann, të cilët u bënë qendra e vëmendjes së publikut dhe botës së biznesit.

Foto: Fiona Murtaj / SBN

Eventi këtë vit u shënua nga një pjesëmarrje e fuqishme e diasporës shqiptare në Zvicër.

Në mesin e të ftuarve spikasnin disa figura të njohura shqiptaro-zvicerane të biznesit,  si Gzim Hasani, CEO i smzh, i cili ishte në panelin e parë të kësaj ngjarje prestigjioze bashkë me CEO e Sunrise,  André Krause dhe Dr. Martin Jara, CEO i Helvetia Versicherung.

Foto: Fiona Murtaj / SBN

Po ashtu, në sallë u dalluan edhe personalitete të tjera shqiptare të suksesshme në biznes, sport dhe mjekësi, si Esat Lika, CEO i Lika Group; Islam Alija, deputet nacional shqiptaro-zviceran; Përparim Avdili, kryetar i FDP-së në Cyrih; ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana; dhe kardiologu i njohur Florim Cuculi.

Foto: Fiona Murtaj / SBN

Në një intervistë të drejtpërdrejtë, ish-presidenti i FC Basel Bernhard Heusler sfidoi Marco Odermatt me pyetje nga sporti e deri te çështje si ndryshimet klimatike, luftërat dhe inteligjenca artificiale, duke dhuruar një bisedë interesante për të pranishmit.

Atmosferë festive, por edhe solidaritet!

Foto: Fiona Murtaj / SBN

Darkës i dha kuptim të veçantë edhe aspekti humanitar. Përmes një tombole dhe ankande u mblodhën 70 mijë franga për fondacionin Passion Schneesport, i cili mbështet financiarisht talentet e reja të skive në Zvicër.

Foto: Fiona Murtaj / SBN Foto: Fiona Murtaj / SBN

 

The post Shqiptaro-zviceranët dominojnë në mbrëmjen ekskluzive të SBN në Cyrih appeared first on Albinfo.