Si do të menaxhohen plazhet në Shqipëri vitin e ardhshëm?

Në zonat turistike më problematike përsa i përket menaxhimit të plazheve – si Ksamil, Himarë, Dhërmi dhe Velipojë – qeveria shqiptare ka vendosur që nga sezoni i ardhshëm plazhet të kalojnë në menaxhim të drejtpërdrejtë nga bashkitë përkatëse. Kryeministri Edi Rama, në episodin e parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, prezantoi një politikë […] The post Si do të menaxhohen plazhet në Shqipëri vitin e ardhshëm? appeared first on Albinfo.

Si do të menaxhohen plazhet në Shqipëri vitin e ardhshëm?

Në zonat turistike më problematike përsa i përket menaxhimit të plazheve – si Ksamil, Himarë, Dhërmi dhe Velipojë – qeveria shqiptare ka vendosur që nga sezoni i ardhshëm plazhet të kalojnë në menaxhim të drejtpërdrejtë nga bashkitë përkatëse.

Kryeministri Edi Rama, në episodin e parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, prezantoi një politikë të re për administrimin e plazheve, e cila është pjesë e programit të mandatit të katërt qeverisës. Sipas tij, synimi është të përmirësohet ndjeshëm cilësia e shërbimeve dhe të shmangen rastet e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me çmimet.

“Beach baret” do të reduktohen në minimum, ndërsa muzika jashtë ambienteve të lokaleve në zonat e banuara do të ndalohet plotësisht, theksoi Rama.

Ai foli gjithashtu për transformimin që po pëson plazhi i Durrësit, një nga më të frekuentuarit për shkak të afërsisë me kryeqytetin dhe vijës së gjatë bregdetare. Projekti përfshin zgjerimin e brezit të rërës dhe krijimin e një zone të re gjelbërimi.

“Do të vazhdojmë të punojmë për një turizëm cilësor, që respekton qytetarët dhe e pozicionon Shqipërinë si një destinacion të preferuar europian – jo vetëm për natyrën, por edhe për shërbimin”, përmbylli kryeministri.

 

The post Si do të menaxhohen plazhet në Shqipëri vitin e ardhshëm? appeared first on Albinfo.