Alaudini surprizon Jonidën me një urim të veçantë për ditëlindje
Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi kanë prezantuar bashkë tri edicione të “Big Brother VIP Kosova”. Koha e gjatë dhe intenzive duke punuar sëbashku në një projekt impenjues si “BB”, ka bërë që dyshja e prezantuesve të krijojnë një lidhje mjaft të fortë mes vete. Bashkëpunimi i tyre ka sjellë një dinamikë interesante në ekranin e […]

Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi kanë prezantuar bashkë tri edicione të “Big Brother VIP Kosova”.
Koha e gjatë dhe intenzive duke punuar sëbashku në një projekt impenjues si “BB”, ka bërë që dyshja e prezantuesve të krijojnë një lidhje mjaft të fortë mes vete.
Bashkëpunimi i tyre ka sjellë një dinamikë interesante në ekranin e shqiptarëve, duke e bërë të pamundur për publikun t’i ndashin ata.
Edhe jashtë skenës, Alaudini e Jonida duket të jenë miq të mirë. Kjo e bën marrëdhënien e tyre edhe më interesante, duke i dhënë një dimension tjetër lidhjes së tyre.
Kjo miqësi është ndjerë edhe në mënyrën se si ata bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në situata të ndryshme gjatë transmetimeve.
Urimi i Alaudinit për ditëlindjen e Jonidës ishte një moment i veçantë. Ai zgjodhi të shprehë ndjenjat e tij përmes një mesazhi të përzemërt, i cili ishte jo vetëm një urim, por edhe një njohje e rëndësisë që Jonida ka për të. Këto lloj momentesh tregojnë për thellësinë e miqësisë së tyre dhe respektin që ndjejnë për njëri-tjetrin.