Aleanca paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë Kurti

Aleanca ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj kabinetit qeveritar në detyrë, siç ka thënë për “vendimet e kundërligjshme të mbledhjes së fundit”.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, në konferencë për media, të hënën, tha se mbajtja e funksioneve të dyfishta të shumicës së kabinetit qeveritar Kurti është në kundërshtim me Ligjin për qeverinë.
Krahas kësaj, ai përsëriti se nuk do të shkojnë në takimin e nesërm të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
The post Aleanca paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë Kurti appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



