Alvarez i vendosur, dëshiron vetëm Barcelonën

Alvarez i vendosur, dëshiron vetëm Barcelonën

Julián Álvarez ka vendosur të ardhmen e tij: në rast të largimit nga Atletico Madrid, sulmuesi argjentinas dëshiron të transferohet vetëm te Barcelona.

Sipas Marca, Álvarez u ka bërë të ditur drejtuesve të Atletico Madridit që në muajin maj se ëndrra e tij është të vazhdojë karrierën në Camp Nou.

Sulmuesi ka përjashtuar mundësinë e transferimit te Arsenali apo klubet e tjera që kanë shfaqur interes për të. Prioriteti i tij mbetet Barcelona.

Megjithatë, Atletico Madrid nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e tij për momentin. Klubi madrilen e konsideron Álvarezin pjesë të rëndësishme të projektit dhe argjentinasi ka kontratë me “Los Colchoneros” deri në vitin 2030.

Barcelona vazhdon ta monitorojë situatën, por për ta realizuar transferimin duhet fillimisht të bindë Atletico Madridin për të negociuar largimin e yllit argjentinas.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.