Amazon blen të drejtat e James Bond për 1 miliard dollarë
Amazon pagoi më shumë se një miliard dollarë për kontrollin krijues mbi ekskluzivitetin për agjentin sekret më të famshëm, James Bond. MGM, e cila është në pronësi të Amazon, njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson, trashëgimtarët britaniko-amerikanë të producentit të filmit Albert Broccoli dhe patronët e vjetër të [...]Read More...

Amazon pagoi më shumë se një miliard dollarë për kontrollin krijues mbi ekskluzivitetin për agjentin sekret më të famshëm, James Bond.
MGM, e cila është në pronësi të Amazon, njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson, trashëgimtarët britaniko-amerikanë të producentit të filmit Albert Broccoli dhe patronët e vjetër të ekskluzivitetit.
Korporata e dytë më fitimprurëse në botë konfirmoi se kishte krijuar një partneritet të përbashkët me dyshen për të marrë përsipër pronën intelektuale të James Bond, me Amazon që ruan kontrollin krijues.
Amazon nuk donte të zbulonte kushtet e sakta financiare të marrëveshjes, por webi hollivudian Deadline raportoi fillimisht shumën prej 1 miliard dollarësh.
Me kontroll krijues, Amazon do të ketë fuqinë të vazhdojë të bëjë filma të rinj dhe spinoffs të mundshëm televiziv, pa asnjë ndikim nga Wilson dhe Broccoli, të cilët mbikëqyrën integritetin e personazhit të krijuar në 1953 nga Ian Fleming.
Kanë kaluar katër vjet nga filmi i fundit “No Time to Die” dhe një film i ri i Bond nuk është aktualisht në prodhim.
Duket se kjo do të jetë periudha më e gjatë pa 007 që nga fillimi i tij./abcnews.al