Ambasada e SHBA: Grupe të lidhura me Iranin, synojnë opozitën iraniane në Shqipëri

Ambasada e SHBA: Grupe të lidhura me Iranin, synojnë opozitën iraniane në Shqipëri

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në vendin tonë.

Përmes një njoftimi, ambasada deklaroi se këto grupe, gjithashtu mund të synojnë vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.