Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër
Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Sekretari i Parë i Ambasadës, z.Valon Gashi, priti në takim një grup studentësh të talentuar nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët studiojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ata janë themeluesit e shoqatës së re “Shoqeria e Re”, e cila ka marrë iniciativën për të sjellë Plisin shqiptar në […] The post Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër appeared first on Albinfo.

Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Sekretari i Parë i Ambasadës, z.Valon Gashi, priti në takim një grup studentësh të talentuar nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët studiojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Ata janë themeluesit e shoqatës së re “Shoqeria e Re”, e cila ka marrë iniciativën për të sjellë Plisin shqiptar në listën e pasurisë kulturore të UNESCO-s.
Grupi përbëhej nga studentët Arber Gashi, Mario Muceku, Fatjeta Ramadani, Doruntina Bekolli, Taulant Gashi, dhe Adem Gashi, të cilët kërkuan mbështetjen e Ambasadës dhe për të prezantuar këtë ide të rëndësishme. Në këtë takim, ata diskutuan angazhimin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër , shprehu mbështetje të plotë për këtë iniciativë dhe angazhimin për të kontribuar në realizimin e qëllimeve të tyre.
The post Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër appeared first on Albinfo.