Zelensky: Gati për negociata të drejtpërdrejta me lidershipin rus
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përsëritur ftesën e tij drejtuar Vladimir Putin për negociata të drejtpërdrejta, pas takimit midis delegacioneve në Stamboll javën e kaluar. “Ukraina këmbëngul në nevojën për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, i cili duhet të jetë me kohëzgjatje të mjaftueshme dhe të parashikojë mundësinë e zgjatjes”, shkroi ai [...]Read More...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përsëritur ftesën e tij drejtuar Vladimir Putin për negociata të drejtpërdrejta, pas takimit midis delegacioneve në Stamboll javën e kaluar.
“Ukraina këmbëngul në nevojën për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, i cili duhet të jetë me kohëzgjatje të mjaftueshme dhe të parashikojë mundësinë e zgjatjes”, shkroi ai në Telegram.
”Oferta jonë, e rënë dakord me partnerët, është 30 ditë. Ne jemi gati për këtë. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të takohemi në nivel udhëheqësish për të zgjidhur çështjet kyçe. Ukraina nuk ka frikë nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”, shkroi ai.
Zelensky theksoi rëndësinë e një takimi diplomatik për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme me zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili udhëhoqi delegacionin e Kievit në takimet e Stambollit më 15-16 maj.
”Këto takime i kanë demonstruar botës gatishmërinë tonë për t’iu afruar paqes dhe, rrjedhimisht, nevojën për të ushtruar presion mbi Rusinë që t’i japë fund luftës. Në fakt, rezultati më i rëndësishëm i takimit ishte marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve 1 000 për 1 000″, shtoi ai.