Ambasadori Ajeti: Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar sot se për herë të parë pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka bërë të ditur se kandidatët që garojnë janë: Dafina Berisha, Kushtrim Lulaj, Muhamet Idrizi, Nikolla Tunici, Sami Musa. […] The post Ambasadori Ajeti: Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut appeared first on Albinfo.

Ambasadori Ajeti: Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar sot se për herë të parë pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka bërë të ditur se kandidatët që garojnë janë: Dafina Berisha, Kushtrim Lulaj, Muhamet Idrizi, Nikolla Tunici, Sami Musa.

“Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut! Ky është një moment historik dhe një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për diasporën shqiptare, por edhe për forcimin e zërit të saj në politikën dhe politikbërjen gjermane. Ftojmë të gjithë shqiptarët në këtë land të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja juaj nuk është vetëm një votë – është një zë më i fuqishëm brenda institucioneve gjermane!”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.

Tutje, Ajeti ka theksuar se dikur, zëri i mërgatës sonë dëgjohej në rrugët e Hamburgut përmes protestave teksa nesër, ai mund të dëgjohet në parlamentin e këtij landi, duke përfaqësuar interesat dhe të drejtat tuaja.

“Këta pesë kandidatë vijnë nga parti të ndryshme politike, por ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që mund t’i ndajë. Prandaj, bëhu pjesë e kësaj historie, duke qenë dëshmitar i saj”, ka shkruar ndër të tjera ai.

The post Ambasadori Ajeti: Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut appeared first on Albinfo.