Amber Heard fillon një jetë të re në Spanjë, ndryshon emrin e saj
Aktorja amerikanem Amber Heard ka nisur një jetë të re në Madrid, pas një periudhe mjaft të turbullt në jetën e saj dhe divorcit nga aktori Johnny Depp, me të cilin ishte në gjyq. Thuhet se ajo ndryshoi gjithashtu emrin e saj në Martha Jane Canary, emri i vërtetë i Calamity Jane, një vajze e [...]Read More...

Aktorja amerikanem Amber Heard ka nisur një jetë të re në Madrid, pas një periudhe mjaft të turbullt në jetën e saj dhe divorcit nga aktori Johnny Depp, me të cilin ishte në gjyq.
Thuhet se ajo ndryshoi gjithashtu emrin e saj në Martha Jane Canary, emri i vërtetë i Calamity Jane, një vajze e famshme kaudër e Perëndimit të Egër. Supozohet gjithashtu se ajo ka ndryshuar emrin për anonimitet dhe vendasit thonë se ajo shihet shpesh duke shëtitur nëpër parqe dhe kënde lojërash, duke pirë kafe dhe duke kaluar kohë me vajzën e saj, Una Page.
Ata që e kanë parë përreth e cilësojnë si miqësore, të afrueshme dhe më e rëndësishmja, e relaksuar, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Aktualisht është e paqartë nëse Amber planifikon t’i kthehet aktrimit apo të provojë diçka krejtësisht të re./abcnews.al