“Amya”, vendi luksoz në zemër të Durrësit që mblodhi VIP-at shqiptarë
Pak ditë më parë në një nga zonat kryesore të Durrësit është inaguruar një cocktail bar dhe restorant “Amya”, në të cilin personazhet shqiptarë janë mbledhur për të festuar. “Amya” është një emër i inspiruar nga japinishtja që do të thotë Parajsë, dhe kjo e ka një arsye sepse “Amya” do të jetë parajsa e […]

Pak ditë më parë në një nga zonat kryesore të Durrësit është inaguruar një cocktail bar dhe restorant “Amya”, në të cilin personazhet shqiptarë janë mbledhur për të festuar.
“Amya” është një emër i inspiruar nga japinishtja që do të thotë Parajsë, dhe kjo e ka një arsye sepse “Amya” do të jetë parajsa e argëtimit në qytetin e Durrësit. Lokali funksion me rezervime dhe ekskluziv për klientët, një zgjedhje kjo e veçantë në Shqipëri, i cili na afron më tepër me vendet e luksit nëpër botë.
Përveç ambientit të veçantë, tek “Amya” gjeni një menu të pasur ushqimesh dhe cocktailesh.
Menu-ja e “Amya” është inspiruar pikërisht nga këto eksperienca në Itali dhe Azi. Çdo Signiture Drinks është krijuar eskluzivisht nga Flori. Pjatat e restorantit janë një ndërthurje e kuzhinës Italiane dhe asaj Mesdhetare. Ndërsa menu-ja e Fusion ka pjata konteporane Aziatike.
Flori ështe një nga bashkëpronaret dhe Head Bartender, i cili ka punuar për shume vite në Verona, e cila njihet dhe si epiqendra e gastronomisë dhe verërave në Itali, në Lago di Garda e gjithashtu ka punuar dhe për gati 3 vite në Tailandë ,Bangkok dhe Koh Samui(ishulli luksoz që ka resorte ekskluzive, të cilat vizitohen nga shtresa e lartë).
Të parët që provuan e degustuan pjatat e cocktailet ishin disa prej personazheve shqiptarë të ftuar në eventin e inagurimit të Amya si,Olti Curri,Heidi Baci,Beniada Nishani,Keishli Alia,Anaid Kaloti,Roberta Zanioni,Franceska Rustem,Franceska Murati,Renne Reffo, Keisi Medini.