Analisti Sadiku: Gjuha e Kurtit ndaj opozitës nuk i ngjason një burrështetasi
Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku e ka vlerësuar se humbësit e këtyre zgjedhjeve janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas tij, dy partitë e tjera opozitare kanë rritje solide. “Humbësit e zgjedhjeve janë LVV-AAK, që kanë një rënie të madhe. PDK-LDK rritje solide e cila ju garanton një stabilitet në të

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku e ka vlerësuar se humbësit e këtyre zgjedhjeve janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas tij, dy partitë e tjera opozitare kanë rritje solide.
“Humbësit e zgjedhjeve janë LVV-AAK, që kanë një rënie të madhe. PDK-LDK rritje solide e cila ju garanton një stabilitet në të ardhmen në politik. VV nuk e arriti referendumin ani pse doli fitues”, tha ai.
Sadiku e ka kritikuar gjuhën e ashpër të Kurtit që e përdori mbrëmë pas shpalljes së fitores në Prishtinë.
“Ajo gjuha e Kurtit nuk është e një lideri e burrështetasi ai fliste sikur të ishte në opozitë dhe nivelit të dëshpëruar”, deklaroi Sadiku për Front Online.