Analisti Sadiku: Topin e ka LVV, koalicioni VV-LDK opsioni më i mirë
Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka folur për Front Online rreth mundësisë së formimit të Qeverisë së re të Kosovës. Sadiku thotë se VV-ja dhe LDK-ja janë dy partitë që vendosin nëse do të ketë Qeveri apo zgjedhje. ‘’Topi është tek VV pastaj më vonë nëse vije puna edhe tek LDK-ja, këto janë dy partitë që

Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka folur për Front Online rreth mundësisë së formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Sadiku thotë se VV-ja dhe LDK-ja janë dy partitë që vendosin nëse do të ketë Qeveri apo zgjedhje.
‘’Topi është tek VV pastaj më vonë nëse vije puna edhe tek LDK-ja, këto janë dy partitë që do të vendosin a do të ketë qeveri apo zgjedhje’’ thotë ai.
Sadiku deklaron se koalicioni VV-NISMA do të ishte Qeveri e pakicës.
‘’Nëse VV do me bërë një Qeveri të pakicës, mundet me e bërë me NISMA-n apo me e peshkuar ndonjë deputetë nga partitë tjera’’ shprehet ai.
Sipas tij, skenari VV-LDK do të ishte më i miri, derisa opsionin e partive opozitare për formimin e Qeverisë e sheh sa problematike aq edhe të pasuksesshëm.
‘’Një skenar LVV-LDK do ishte i mirë, e opsioni i fundit është bashkimi i opozitës e që e shoh problematik për shkak të përvojës së kaluar me PAN-in dhe një Qeveri e harruar nuk mundet me pasur sukses’’ deklaroi ai.