Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj

Ansambli Ura do të organizojë më 21 nëntor 2026 në Kloten një mbrëmje festive me rastin e Ditës së Flamurit, ku të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë kulturën, muzikën dhe vallet tradicionale shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Veprimtaria do të mbahet në Stadtsaal Kloten, në adresën Schluefweg 10, 8302 Kloten. Programi do të nisë në orën 18:00 me apero, ndërsa nga ora 19:00 do të vijojë programi artistik. Mbrëmja parashihet të përfundojë në orën 22:00.
Në mesin e të ftuarve do të jetë edhe Vendim Kapaj, solist i filmit hollywoodian “The Odyssey”. Prania e tij pritet t’i japë një dimension të veçantë kësaj mbrëmjeje dhe përbën një mundësi për ta përfshirë atë në raportimin dhe aktivitetet e kësaj feste.
Organizatorët kanë paralajmëruar një mbrëmje të mbushur me atmosferë festive dhe elemente të traditës shqiptare.
Festa e Flamurit synon të bashkojë komunitetin shqiptar në Zvicër përmes kulturës, muzikës dhe traditave, në një mbrëmje kushtuar simbolit kombëtar./Albinfo.ch
Data: E shtunë, 21 nëntor 2026
Vendi: Stadtsaal Kloten, Schluefweg 10, 8302 Kloten
Ora: 18:00–22:00
The post Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



