Ish-trajnerin e Milanit pritet të merr drejtimin e Fenerbahces

Sergio Conceicao pritet të rikthehet në futbollin evropian, kësaj radhe në Turqi, ku është shumë pranë marrjes së drejtimit të Fenerbahces.
Trajneri portugez, i cili më parë ka drejtuar Milanin, raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin nga Stambolli dhe pritet të udhëtojë drejt Turqisë në ditët në vijim për të përfunduar negociatat dhe për të finalizuar emërimin.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumi turk Haberturk, sipas të cilit palët kanë gjetur tashmë gjuhën e përbashkët për bashkëpunimin.
Emërimi i Conceicaos shihet si një lëvizje e rëndësishme për Fenerbahcen, e cila po kërkon të rikthehet në rrugën e rezultateve pozitive pas një periudhe të vështirë. Klubi nga Stambolli mbeti pa trajner pas ndarjes së rrugëve me Ismail Kartalin më 27 tetor, ndërsa përkohësisht drejtimin e ekipit e mori Dirk Kuyt.
Fenerbahçe, Conceiçao ile her konuda anlaşma sağladı.
▬ Kontrat süresi 1.5 yıl olacak.
▬ Conceiçao’nun Liverpool maçını tribünden izlemesi planlanıyor. (A Spor) https://t.co/QsZEfYZFNJ
— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) November 2, 2026
Sipas raportimeve në mediat turke, Conceicao ka qenë një prej emrave kryesorë në listën e drejtuesve të klubit.
Madje, Fenerbahce kishte shqyrtuar edhe mundësinë e emërimit të trajnerit gjerman Julian Nagelsmann, por negociatat nuk kanë prodhuar marrëveshjen e dëshiruar. Në fund, drejtuesit janë përqendruar te tekniku portugez.
Sipas raportimeve të fundit, palët kanë rënë dakord për një kontratë prej një viti e gjysmë, ndërsa synimi i klubit është që trajneri të mbërrijë në Stamboll para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, e planifikuar për 4 nëntor.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



