Anthony Joshua rikthehet me fitore, nokauton boksierin shqiptar Kristian Prenga në raundin e dytë

Anthony Joshua rikthehet me fitore, nokauton boksierin shqiptar Kristian Prenga në raundin e dytë

Boksieri britanik Anthony Joshua është rikthyer me fitore në ring, pasi mposhti me nokaut në raundin e dytë boksierin shqiptar Kristian Prenga në një duel të zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite, përcjell albinfo.ch.

Përballja nisi në mënyrë befasuese, pasi Prenga e rrëzoi dy herë Joshuan në raundin e parë, duke e vendosur ish-kampionin e botës në vështirësi serioze. Megjithatë, Joshua reagoi fuqishëm në raundin e dytë, duke marrë kontrollin e ndeshjes dhe duke e rrëzuar Prengën me një goditje të fortë, çka detyroi arbitrin ta ndërpriste duelin.

Kjo ishte ndeshja e parë e Anthony Joshuas pas një periudhe të vështirë jashtë ringut. Me këtë fitore, ai ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt supersfidës së shumëpritur me Tyson Fury, për të cilën promotori Eddie Hearn ka konfirmuar se marrëveshja tashmë është nënshkruar.

Nga ana tjetër, Kristian Prenga, i cili hyri në këtë duel pas një serie të gjatë fitoresh me nokaut, zhvilloi një paraqitje të guximshme dhe tregoi se mund të rivalizojë me emrat e mëdhenj të kategorisë së peshave të rënda, pavarësisht humbjes.

The post Anthony Joshua rikthehet me fitore, nokauton boksierin shqiptar Kristian Prenga në raundin e dytë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.