Arben Gashi tha se s’replikojnë me Gërvallën pasi s’i plotëson kriteret, Abdixhiku e deputetët e LDK’së “shkrihen” duke qeshur

Gashi tha se s’replikojnë me Gërvallën pasi s’i plotëson kriteret, Abdixhiku e deputetët e LDK’së “shkrihen” duke qeshur. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, e ka marrë fjalën pasi zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, e përmendi disa herë këtë parti gjatë fjalimit. Gashi tha se Gërvalla tashmë hynë edhe zyrtarisht në kategorinë e personave, me […]

Arben Gashi tha se s’replikojnë me Gërvallën pasi s’i plotëson kriteret, Abdixhiku e deputetët e LDK’së “shkrihen” duke qeshur

Gashi tha se s’replikojnë me Gërvallën pasi s’i plotëson kriteret, Abdixhiku e deputetët e LDK’së “shkrihen” duke qeshur.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, e ka marrë fjalën pasi zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, e përmendi disa herë këtë parti gjatë fjalimit.

Gashi tha se Gërvalla tashmë hynë edhe zyrtarisht në kategorinë e personave, me të cilët LDK’ja s’replikon, raporton Express.

“Zevëndëskryeministrja 13 herë e përmendi LDK’në në fjalimin e saj. Seriozisht, hynë në kategorinë e personave tashmë edhe zyrtarisht me të cilët LDK’ja ma as nuk replikon, nuk i plotëson as minimum kriteret e replikës”, ka thënë Gashi, pas së cilës deklaratë kanë qeshur Kryetari Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të LDK’së.