Ardian Gjini: Rinia është energjia dhe vizioni që e bën Gjakovën më të bukur

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka ndarë falënderime të veçanta për të rinjtë e komunës, me të cilët ka kaluar momente pune dhe relaksi. “Jam jashtëzakonisht i lumtur që pata mundësinë të ndaj momente pune, por edhe relaksi me një pjesë të rinisë së komunës sonë. Kur vizionet gërshetohen

Ardian Gjini: Rinia është energjia dhe vizioni që e bën Gjakovën më të bukur

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka ndarë falënderime të veçanta për të rinjtë e komunës, me të cilët ka kaluar momente pune dhe relaksi.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që pata mundësinë të ndaj momente pune, por edhe relaksi me një pjesë të rinisë së komunës sonë. Kur vizionet gërshetohen mes gjeneratave të ndryshme, gjithçka merr kuptim më të madh dhe bëhet edhe më e bukur – ashtu siç është edhe vetë rinia dhe energjia e tyre,” është shprehur Gjini.

Ai theksoi se rinia mbetet boshti kryesor i zhvillimit të qytetit dhe se në vizionin e tij për qeverisjen e ardhshme, të rinjtë do të kenë hapësirë të veçantë për të kontribuar e për të qenë pjesë e ndryshimit pozitiv në Gjakovë.