Ardon Jashari – Milan, lajm i fundit nga Italia

Milani po intensifikon përpjekjet për të transferuar mesfushorin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari. ‘Rossonerët’ janë duke përgatitur një ofertë të përmirësuar prej 32 milionë eurosh plus 3 milionë bonuse, sipas ekspertit italian Nicol Schira. Mesfushori 22-vjeçar ka rënë tashmë dakord me Milanin për kushtet personale të kontratës, e cila do të jetë e vlefshme […]

Ardon Jashari – Milan, lajm i fundit nga Italia

Milani po intensifikon përpjekjet për të transferuar mesfushorin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari.

‘Rossonerët’ janë duke përgatitur një ofertë të përmirësuar prej 32 milionë eurosh plus 3 milionë bonuse, sipas ekspertit italian Nicol Schira.

Mesfushori 22-vjeçar ka rënë tashmë dakord me Milanin për kushtet personale të kontratës, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.4 milionë euro, raporton telgrafi.

Siç u raportua edhe më parë, Jashari është i vendosur të bashkohet me kuqezinjtë, duke refuzuar interesimin e Manchester United dhe duke shtyrë drejt këtij transferimi.

Megjithatë, Club Brugge e vlerëson lojtarin e tyre rreth 40 milionë euro dhe bisedimet vazhdojnë ndërkohë që drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, synon ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt.

Jashari ka pasur një sezon shumë të mirë 2024/225, me katër gola dhe gjashtë asistime në 52 ndeshje, duke u bërë një nga emrat më të spikatur në kampionatin belg dhe objektiv i madh për projektin e ri të Milanit.

Kujtojmë se përveç Milanit në garë për shërbimet e Jasharit është edhe Borussia Dortmund.