Australia investon 6.8 miliardë euro për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore

Qeveria australiane njoftoi të dielën  se do të investojë 12 miliardë dollarë australianë (6.8 miliardë euro) për të modernizuar një nga kantieret detare të vendit për të ndërtuar një flotë nëndetësesh me energji bërthamore. “Shuma do të shpenzohet gjatë dekadës së ardhshme për të modernizuar kantierin detar Henderson, pranë Perthit, Australia Perëndimore”,tha Ministri i Mbrojtjes Richard [...]Read More...

Australia investon 6.8 miliardë euro për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore

Qeveria australiane njoftoi të dielën  se do të investojë 12 miliardë dollarë australianë (6.8 miliardë euro) për të modernizuar një nga kantieret detare të vendit për të ndërtuar një flotë nëndetësesh me energji bërthamore.

“Shuma do të shpenzohet gjatë dekadës së ardhshme për të modernizuar kantierin detar Henderson, pranë Perthit, Australia Perëndimore”,tha Ministri i Mbrojtjes Richard Marles.

Në vitin 2021, Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan marrëveshjen trepalëshe AUKUS që synonte kundërshtimin e ndikimit në rritje të Kinës në rajonin e Azi-Paqësorit. Marrëveshja parashikon që Canberra të shesë tre deri në pesë nëndetëse amerikane të klasit Virginia gjatë 15 viteve të ardhshme, me Australinë që më pas do të ndërtojë të vetat në partneritet me Mbretërinë e Bashkuar.

Por, me kantieret detare amerikane që po përpiqen të përmbushin nevojat e Marinës Amerikane, Uashingtoni njoftoi në qershor një rishikim të marrëveshjes AUKUS për të siguruar që ajo të mbetet në përputhje me qëllimet e Presidentit Donald Trump.