“Kanë filluar të mbillen edhe fidane”, Mexhiti e shpall të mbyllur Nikushtakun, paralajmëron inspektime në deponi të tjera

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në takimin joformal me gazetarët ka njoftuar për masat që janë sjell pas djegies së fabrikës së mbeturinave në Trubarevë, për deponinë Vardarishte dhe për deponinë në Nikushtak, transmeton TV21. Për në Trubarevë njoftoi se tashmë ka edhe të arrestuar, ndërkaq për në deponinë e “Vardarishtes”, […] The post “Kanë filluar të mbillen edhe fidane”, Mexhiti e shpall të mbyllur Nikushtakun, paralajmëron inspektime në deponi të tjera appeared first on InfoShqip.com.

“Kanë filluar të mbillen edhe fidane”, Mexhiti e shpall të mbyllur Nikushtakun, paralajmëron inspektime në deponi të tjera

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në takimin joformal me gazetarët ka njoftuar për masat që janë sjell pas djegies së fabrikës së mbeturinave në Trubarevë, për deponinë Vardarishte dhe për deponinë në Nikushtak, transmeton TV21.

Për në Trubarevë njoftoi se tashmë ka edhe të arrestuar, ndërkaq për në deponinë e “Vardarishtes”, tha se rreth saj është ndaluar lëvizja.

Ndërkaq çështjen e deponisë në Nikushtak, e cila poashtu shpesh herë ndizej dhe shkaktonte ndotje të ajrit, Mexhiti tha se është çështje e mbyllur dhe se tashmë aty kanë filluar të mbillen fidanë.

“Për “Vardarishten” kemi pru vendim që të kufizohet lëvizja rreth “Vardarishtes”. Ka, domethënë edhe, janë marrë masa edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme edhe nga organet e drejtësisë. Po ashtu, sot kam sjell kërkesë për realizimin e kontrollit inspektues në gjitha deponitë dhe lokacionet e paregjistruara për mbeturina. Dhe po ashtu, për rekomandim për realizimin e kontrollit të deponive ilegale në territorin e komunave, ku iu bëjmë thirrje edhe komunave t’i pastrojnë deponitë. Sot ka pasur një vendim edhe për pastrimin… Do të shkojë në histori deponia e Nikushtakut.

Pati reagime tjera atje.

Sepse kishte një reagim.

Jo është, domethënë çështje e mbyllur. Nikushtaku më është ish-deponi. Tashmë është e mbyllur, e rrethuar… domethënë kanë filluar të mbillen edhe fidanë dhe është çështje që i mbetet historisë”, tha Mexhiti.

The post “Kanë filluar të mbillen edhe fidane”, Mexhiti e shpall të mbyllur Nikushtakun, paralajmëron inspektime në deponi të tjera appeared first on