Arifi për videon e VV-së: Tallje me qytetarin, videoja mesazh për analfabetët

Analisti politik, Avni Arifi, për FrontOnline e konsideron tallje me qytetarin publikimin e videos nga partia në pushtet e ku paraqitet puna e saj katër vjeçare. ‘’Tallje me qytetarin, ndërtim i vazhdueshëm i politikes së bazuar ne mashtrim’’ shprehet ai. Sipas Arifit, kjo video është mesazh dërguar dhe target për qytetarin e pa shkollë. ‘’Mesazh i

Arifi për videon e VV-së: Tallje me qytetarin, videoja mesazh për analfabetët


Analisti politik, Avni Arifi, për FrontOnline e konsideron tallje me qytetarin publikimin e videos nga partia në pushtet e ku paraqitet puna e saj katër vjeçare.

‘’Tallje me qytetarin, ndërtim i vazhdueshëm i politikes së bazuar ne mashtrim’’ shprehet ai.

Sipas Arifit, kjo video është mesazh dërguar dhe target për qytetarin e pa shkollë.

‘’Mesazh i targetuar për qytetarin e pashkollë të padijshëm dhe analfabet’’, thotë ai.

Arifi, potencon se vetëm kjo kategori po i beson VV-së.

‘’Vetëm ketë kategori ka kohe që e ushqen LVV por si duket ka shumë të tillë sepse plotë e besojnë’’ deklaroi Arifi.