Arkeologu Neritan Ceka: Vojsava nëna e Skenderbeut nuk ishte sllave, ishte shqiptare nga një familje fisnike nga Tetova apo Gostivari!

Arkeologu Neritan Ceka: Vojsava nëna e Skenderbeut nuk ishte sllave, ishte shqiptare nga një familje fisnike nga Tetova apo Gostivari!

Arkeologu i njohur shqiptar, Neritan Ceka, ka deklaruar në “Dekalog” me Ronald Qaflokun se Vojsava, nëna e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kishte prejardhje nga një familje ortodokse shqiptare nga territori i Maqedonisë së Veriut të sotme.

Sipas Cekës, familja e saj ishte një familje fisnike shqiptare nga zona e Tetovës ose Gostivarit. Pikërisht prej kësaj dere fisnike vinte Vojsava, e cila më pas u martua me Gjon Kastriotin, babain e Skënderbeut.

Ceka kundërshton kështu pretendimet për prejardhjen sllave të Vojsavës, duke argumentuar se ajo i përkiste një familjeje shqiptare të krishterë ortodokse të kësaj treve


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.